RREGULLAT PËR VIZITORË DHE SHOQËRUES

RREGULLAT E PËRGJITHSHME TË VIZITËS

Oraret e vizitës së pacientëve në Qendrën Shëndetësore Doruk fillojnë nga ora 09:00 - 23:00 çdo ditë. (Përjashtohen vizitat në kujdesin intenziv për të rritur dhe për të sapolindur).

Me qëllim që të mbrojmë shëndetin e pacientëve, ju lutemi të mos sillni lule dhe ushqime gjatë vizitave dhe tregoni kujdes që kohëzgjatja e vizitës të jetë e shkurtër.

Mos sillni fëmijë të vegjël për shkak të rrezikut të infeksionit dhe efekteve negative psikologjike që mund tu shkaktohen.

Kini kujdes të mos jeni në dhomë gjatë kohës së ushqimit dhe vizitave të mjekut.

Përdorni dezinfektuesin e duarve, kur hyni dhe dilni nga dhoma e pacientit.

Mos bëni zhurmë ose mos flisni me zë të lartë gjatë vizitës suaj.

Në vizitë pranohet një numër i vogël vizitorësh, për të ruajtur shëndetin e pacientëve.

Mos u ulni në shtretërit e pacientëve dhe mos përdorni gjërat që i takojnë pacientit.

RREGULLAT E VIZITËS NË NJËSITË E KUJDESIT INTENZIV PËR TË RRITUR DHE PËR TË SAPOLINDURIT

Mjekët informojnë të afërmit e shkallës së parë të pacientit, mbrenda orarit ditor të punës.

Orari i vizitave në Njësinë e Kujdesit Intenziv për të Sapolindurit është nga 14:00-14:30 dhe nga 19:00-19:30.

Orari i vizitave në Njësinë e Kujdesit Intenziv për të Rritur: Mbrenda javës: 11:00-12:00; 17:00 - 18:00. Fundjavë: 11:00 - 12:00.

Në Njësinë e Kujdesit Intenziv Kardiovaskular, nuk pranohen vizitorë.

Rregullat e hyrje-daljeve – Higjiena: Gjatë vizitës suaj, kushtojini kujdes rregullave të higjienës. Vini maskën, mbulesat e këpucëve dhe veshjet speciale të atij departamenti, që do tu jepen nga personeli përgjegjës. Lani duart në përputhje me paralajmërimet e personelit shëndetësor, gjatë hyrje-daljeve.

Mos prekni asnjë pajisje dhe mos u ulni pranë pacientëve pa dijeninë e personelit përgjegjës.

Gjatë vizitës së pacientit, mos bëni zhurmë, mos flisni me zë të lartë dhe fikni telefonin tuaj celular.

Të dhënat për kontakt të pacientit gjenden në dosjen personale të tij. Për çdo kërkesë dhe nevojë, do të kontaktoheni nga personeli përgjegjës.

RREGULLAT PËR SHOQËRUESIT

Shoqëruesit (përveç udhëzimeve të mjekut dhe infermierit) nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim mbi pacientin.

Shoqëruesit duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e mobiljeve dhe materialeve të spitalit.

Për të siguruar një mjedis të qetë, pacientët dhe të afërmit e tyre; nuk duhet të flasin me zë të lartë, të bëjnë zhurmë në dhomat dhe korridoret e shërbimit, veçanërisht televizionet që gjenden nëpër dhomat e pacientëve duhet të përdoren në atë mënyrë, që të tjerët të mos shqetësohen; dhe pas orës 23.00 ose gjatë vizitës së mjekut duhet të mbyllen.

Infermierët duhet të informohen për ndryshimin e shoqëruesve.

Shoqëruesit nuk duhet t'i nxjerrin pacientët jashtë spitalit ose t’ua ndërrojnë shtretërit, pa kërkesën e mjekut ose infermierit përkatës.

Shoqëruesit nuk duhet të përdorin duhan dhe substanca alkoolike brenda spitalit.

Shoqëruesit nuk duhet t'i sjellin ushqim apo pije pacientit pa u konsultuar me mjekun ose infermieren.

Shoqëruesit nuk duhet të ndërhyjnë tek pacientët, në rast të ndonjë problemi që mund të shfaqet, pa informuar personelin shëndetësor.

Për kërkesat dhe sugjerimet e tyre, shoqëruesit duhet të kontaktojnë Njësinë për të Drejtat e Pacientit.

doruk hospitals contact

WE CARE AND LISTEN
TO YOU

We Answer All Your Questions Instantly
With WhatsApp Communication.

Doruk Nilüfer Hospital Phone Number:

+90 531 270 73 16

Doruk Nilüfer Hospital Address:

Konak, Lefkoşe Cd. No:22, 16110 Nilüfer/Bursa

WRITE US WITH YOUR SUGGESTION AND COMPLAINTS
and E-BULLETIN SIGN-UP.

GDPRe pranoj