RRETH NESH / HISTORIA

Shëndet në Doruk, privilegj në jetë

Qendra e Shëndetit Doruk filloi t'u shërbejë njerëzve në qytetin e Bursës, me një qendër të vogël mjekësore, në vitin 1998. Prej kohës që filluam t'ju shërbejmë në mënyrë aktive, jemi rritur shumë dhe kemi ardhur deri në ditët e sotme me ndihmën e mjekëve dhe specialistëve tanë shëndetësorë me përvojë. Ne u bëmë shoqëruesit tuaj dhe u përpoqëm ta bëjmë jetën privilegj për ju, me sloganin “Shëndet në Doruk, privilegj në jetë”. Mijëra foshnje e kanë "përshëndetur jetën" në Doruk. Ne u bëmë shoqërues të dhjetëra mijërave pacientëve, ndërsa ata merrnin trajtimin e duhur për shërim.

Doruk: Qendra e Shëndetit Doruk është një markë e Bursës në shëndetësi

Si markë vendase në shërbimet shëndetësore, ne reflektojmë konceptin "Spitali i Bursës". Qendra jonë shëndetësore, me përfshirjen e Spitalit Privat Doruk në kuadër të saj, ka krijuar një lidhje emocionale me banorët e Bursës. Kështu, ky spital u bë “pika kulmore” e qendrës shëndetësore. Ajo zgjeroi rrjetin e saj të shërbimit duke inkorporuar në Dhjetor të vitit 2018, Qendrën Mjekësore Setbaşı, një nga qendrat shëndetësore të njohura të Bursës, e cila filloi funksionimin e saj në vitin 1982. Qendra Shëndetësore Doruk, duke njësuar qasjen e saj të orientuar nga pacientët dhe shërbimet me cilësi të lartë, të ardhmen e shikon me plot shpresë.

Misioni Ynë

Në fushat që jemi të specilizuar, të ofrojmë shërbime shëndetësore cilësore, duke përdorur teknologji të avancuar dhe duke respektuar të drejtat e pacientit, pa cënuar parimet etike mjekësore.

Vizioni Ynë

Të njihet për ofrimin e shërbimit shëndetësor cilësor në platformat kombëtare dhe ndërkombëtare si Qendra e Shëndetit Doruk.

Vlerat Tona

Sistem shëndetësor i besueshëm

Shërbim i orientuar nga pacientët dhe punonjësit

Zhvillim i vazhdueshëm

Shërbim për një komunitet të shëndetshëm

Besnikëri ndaj vlerave etike

doruk hospitals contact

WE CARE AND LISTEN
TO YOU

We Answer All Your Questions Instantly
With WhatsApp Communication.

Doruk Nilüfer Hospital Phone Number:

+90 531 270 73 16

Doruk Nilüfer Hospital Address:

Konak, Lefkoşe Cd. No:22, 16110 Nilüfer/Bursa

WRITE US WITH YOUR SUGGESTION AND COMPLAINTS
and E-BULLETIN SIGN-UP.

GDPRe pranoj