KUSHTET E PËRDORIMIT DHE POLITIKA E PRIVATËSISË
Pranimi i kushteve të përdorimit
Kjo webfaqe i përket Qendrës së Shëndetit Doruk. Duke hyrë ose duke përdorur këtë faqe interneti, automatikisht pranoni këto Kushte Përdorimi dhe Politikën e saj të Privatësisë.
Përdorimi i faqes
Kjo faqe është krijuar për përdorimin tuaj personal, nëse nuk përcaktohet ndryshe. Asnjë nga informacionet, softuerët, produktet ose shërbimet e ofruara nga faqja nuk mund të ndryshohen, kopjohen, transferohen, paraqiten, ekspozohen, riprodhohen, publikohen, licensohen, apo të përdoren për ndonjë qëllim tjetër, aq më tepër të shiten nga ju. Nëse një pjesë e materialeve që ndodhen në webfaqe ligjërisht ju përket juve, lejohet të përdoret nga ana juaj për qëllime jokomerciale, duke mos i modifikuar ato. Ju mund të shikoni, kopjoni, shkarkoni dhe printoni në mënyrë elektronike materiale të shkruara, me kusht që të mos ndryshoni ose fshini asnjë të drejtë autori, markë tregtare ose patentë. Megjithatë, të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të njoftimit të pronës dhe mohimit të përgjegjësisë të përfshira në atë material, sërish do të ruhen. Ndalohet ndryshimi, riprodhimi, shpërndarja, publikimi, shfaqja, transferimi dhe aktivitete të ngjashme të materialeve të kësaj faqeje, në çfarëdo mënyre, pa lejen me shkrim të Qendrës Shëndetësore Doruk. Programe, skedarë, grafikë, si dhe të dhëna dhe materiale të tjera që shkarkoni nga kjo faqe, nuk mund të përdoren nga kompani të tjera. Qendra Shëndetësore Doruk ruan të gjitha të drejtat e disponimit të faqes dhe të drejtat përkatëse të pronësisë intelektuale.
Në qoftë se përdorni diçka që i përket apo ndonjë nga shërbimet e licensuara, markë të Qendrës Shëndetësore Doruk, jeni të detyruar të tregoni emrin e saj gjatë atij përdorimi. Qendra Shëndetësore Doruk nuk pretendon asnjë pronësi ose lidhje me markat e palëve të treta në faqen e saj të internetit. Markat e palëve të treta, janë përdorur vetëm për të identifikuar pronarët origjinalë të produkteve dhe shërbimeve dhe nga përdorimi i këtyre markave, nuk duhet kuptuar se Qendra Shëndetësore Doruk sponsorizon ose miraton markat e përmendura. Çdo person, që dërgon informacione që përmbajnë pyetje, komente, sugjerime ose reagime të ngjashme në ndonjë material të publikuar të Qendrës Shëndetësore Doruk, pranon që ky informacion nuk do të trajtohet si informacion konfidencial. Qendra Shëndetësore Doruk, nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi në lidhje me informacionet e tilla dhe ka të drejtë të pakufizuar për të prodhuar, përdorur, zbuluar ose shpërndarë këtë informacion te të tjerët. Çdo ide, koncept, njohuri ose teknikë që mund të përfshihet në një informacion të tillë, mund të përdoret nga ana jonë për çfarëdo qëllimi. Ne mund ta përdorim këtë informacion, në zhvillimin, prodhimin dhe marketingun e një produkti, por pa e kufizuar përdorimin e saj.
Paralajmërim Ligjor
Qendra Shëndetësore Doruk ofron produkte dhe shërbime për diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Çdo shërbim në spital inspektohet nga organet përkatëse qeveritare të vendit (si Ministria e Shëndetësisë, ISO, etj.). Publiku mbrohet me ligj për shërbimet dhe trajtimet që do ti marrë, në përputhje me ligjet përkatëse. Sugjerimet, trajtimet dhe diagnozat e paraqitura në këtë faqe, nuk do të thotë se do të zbatohen plotësisht për ju. Për këtë arsye, së pari duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me ne në lidhje me informacionin dhe rekomandime trajtimi.
Kjo webfaqe është krijuar si një shërbim I Grupit Shëndetësor Doruk. Ne mund t'i ndryshojmë Kushtet e Përdorimit në çdo kohë. Ju lutemi rishikoni Kushtet e Përdorimit sa herë që vizitoni këtë faqe. Duke përdorur këtë webfaqe, ju pranoni versionin më të ri të Kushteve të Përdorimit.
Pavarësisht përpjekjeve tona, informacioni në këtë webfaqe mund të bëhet i pavlefshëm me kalimin e kohës. Asnjë informacion nuk duhet të konsiderohet si këshillë ose sugjerim dhe nuk duhet të përbëjë bazë për veprim ose marrjen e ndonjë vendimi. Është shumë e rëndësishme që të mbështeteni vetëm në rekomandimet e mjekut në lidhje me situatën tuaj specifike. Të dhënat në këtë faqe përmbajnë informacion të përgjithshëm. Informacioni që lexoni, nuk mund të zëvendësojë marrëdhënien që keni me specialistin tuaj shëndetësor. Medtonic nuk praktikon mjekësi dhe nuk ofron shërbime ose këshilla mjekësore, prandaj informacioni në këtë faqe interneti nuk duhet të konsiderohet si i tillë. Ju gjithmonë, duhet të kontaktoni specialistin tuaj shëndetësor për diagnozë dhe trajtime. Qendra Shëndetësore Doruk nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë, përdorimin ose përditësimin e informacionit të paraqitur në webfaqe. Ky material ofrohet "SIÇ ËSHTË", PA KUFIZIME, PA GARANCI TË ASNJË LLOJI, PËR MATERIALET E SHPREHURA APO TË NËNKUPTUARA, TREGTARE, TË PËRSHTATSHME PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË APO GARANCIONET E LLOJIT TË MOSSHKELJEVE. Disa juridiksione, nuk lejojnë të përjashtohen nga garancioni artikujt që nuk janë shprehur qartazi. Prandaj, sa i përket shkrimit të mësipërm, mund të mos vlejë për ju.
Qendra Shëndetësore Doruk nuk mund të mbahet përgjegjëse për informacionin që përfshihet në webfaqet e palëve të treta që janë jashtë kontrollit të saj. Edhe pse Qendra Shëndetësore Doruk kujdeset të sigurojë lidhje vetëm me palët e treta, të cilat zbatojnë standarde, ligje dhe rregullore të cilat përputhen me ato të webfaqes së vetë, përmbajtja e këtyre faqeve mund të ndryshohet pa dijeninë e Qendrës Shëndetësore Doruk. Prandaj, ne nuk jemi përgjegjës për informacionin ose idetë që përmbahen në ndonjë faqe interneti të palës së tretë.
Mbledhja e të dhënave personale. përpunimi dhe qëllimi i përpunimit të tyre
Edhe pse të dhënat tuaja personale të përpunuara nga Qendra Shëndetësore Doruk, mund të ndryshojnë në varësi të shërbimeve shëndetësore të ofruara, ato mblidhen verbalisht, me shkrim ose në formë elektronike, përmes metodave automatike ose jo automatike, qendrës së telefonatave, faqes së internetit, shërbimeve online dhe mjeteve të ngjashme. Të dhënat tuaja personale, të dhënat personale të cilësisë së përgjithshme, veçanërisht të dhënat tuaja shëndetësore, mund të përpunohen nga Qendra Shëndetësore Doruk, siç është listuar më poshtë;
- Emri, mbiemri, numri i letërnjoftimit të Turqisë,
- Numri i pasaportës ose numri i përkohshëm i letërnjoftimit të Turqisë,
- Data e lindjes dhe vendi i lindjes,
- Statusi martesor,
- Gjinia,
- Numri specifik i protokollit të spitalit dhe të dhëna të tjera identifikimi me të cilat ne mund t'ju identifikojmë,
- Adresa,
- Të dhënat tuaja personale të veçanta dhe të përgjithshme, veçanërisht të dhënat personale shëndetësore të marra gjatë kryerjes së të gjitha shërbimeve të diagnostikimit, ekzaminimit, trajtimit dhe kujdesit mjekësor,
- Të dhënat e sigurimit shëndetësor privat, për qëllime financimi dhe planifikimi të shërbimeve shëndetësore,
- Të dhënat nga institucioni i sigurimeve shoqërore,
- Numri i telefonit,
- Adresa e postës elektronike dhe të dhëna të tjera komunikimi,
- Të dhëna financiare, të tilla si informacion mbi pagesat dhe faturat,
- Informacione audio-digjitale, që mund të merren nga ne herë pas here me metoda elektronike ose jo elektronike,
- Të dhënat shëndetësore dhe identifikuese, të dorëzuara përmes faqeve tona të internetit.
- Pamjet e regjistrimeve të kamerave, në rast të vizitës së spitalit.
- Të dhënat e targave të automjetit, nëse përdorni parkingun e spitalit.
- Përveç kësaj, kur përdorni qendrën tonë të thirrjeve telefonike ose faqen tonë të internetit, me qëllim që të përfitoni nga shërbimet e ofruara online.
- Të dhënat tuaja personale, mund të përpunohen gjithashtu kur merrni pjesë në trajnime, seminare ose organizime nga Qendra Shëndetësore Doruk, ose në rast të vizitës së faqeve tona të internetit.
Të dhënat tuaja personale, duke përfshirë këtu edhe të dhënat personale të natyrës së veçantë, konfirmimi i identitetit tuaj, njoftimi i foshnjës së porsalindur, mbrojtja e shëndetit publik, mjekimi parandalues, diagnoza mjekësore, shërbimi I trajtimit dhe kujdesit, planifikimi, menaxhimi dhe financimi i shërbimeve shëndetësore, trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve tanë, informacionet rreth termineve mjekësore; Planifikimi dhe menaxhimi i funksionimit të brendshëm të spitalit tonë, kryerja e analizave me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, kryerja e menaxhimit të rrezikut dhe aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë, analizimi i përdorimit tuaj të shërbimeve shëndetësore dhe ruajtja e të dhënave tuaja shëndetësore me qëllim të zhvillimit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore që ne ju ofrojmë, furnizimin me barna, monitorimin e abuzimeve dhe transaksioneve të paautorizuara, si dhe parandalimin, kërkimin, përmbushjen e kërkesave ligjore dhe rregullatore, faturimin në këmbim të shërbimeve tona, ndarjen e informacionit të kërkuar me kompanitë private të sigurimit në kuadër të financimit të shërbimeve shëndetësore, sigurimin financiar, marrëveshje në lidhje me shërbimet shëndetësore që ju ofrohen me institucionet me të cilat kemi kontraktuar dhe duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe ankesave tuaja për shërbimet tona shëndetësore. Marrja e të gjitha masave të nevojshme teknike dhe administrative në kuadër të sigurisë së të dhënave të sistemeve dhe aplikacioneve të spitalit tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe institucioneve dhe organizatave të tjera publike në përputhje me legjislacionin përkatës. Ndarja e informacionit të kërkuar, mbajtja e informacionit për të dhënat tuaja shëndetësore që duhet të mbahen sipas legjislacionit përkatës, kryerja, zhvillimi, planifikimi dhe administrimi i shërbimeve shëndetësore dhe financimi i shërbimeve të diagnozës, trajtimit dhe kujdesit mjekësor, duke përfshirë matjen e kënaqësisë së pacientit, dhe në përpjekje për të rritur kënaqësinë e pacientit, mund të përpunohen për qëllime kërkimore dhe të ngjashme.
Gjithashtu, të dhënat tuaja personale të përmendura më sipër mund të përpunohen në kuadrin e Ligjit Bazë për Shërbimet Shëndetësore Nr. 3359 dhe ligjit të dekretuar Nr: 663 , në organizimet dhe aktivitetet e Ministrisë së Shëndetësisë, rregullativat e spitaleve private, rregullat e përpunimit të të dhënave personale shëndetësore dhe ruajtjen e privatësisë. Këto të dhëna do të transferohen në arkivat fizike dhe sistemet e informacionit të Qendrës Shëndetësore Doruk dhe mund të ruhen si në mjedis digjital ashtu edhe në atë fizik.
Informacionet shëndetësore që i keni dorëzuar spitalit tonë, në lidhje me procese të tilla si kontrole dhe trajtime nga institucione të tjera shëndetësore, si analiza mjekësore, rezultate të analizave, raporte mjekësore dhe të tjera, do të ruhen në dosjen tuaj në arkivin fizik deri në procesin e asgjësimit, përveç nëse i merrni ato kur të dilni nga spitali.
Transferimi i të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale, brenda fushëveprimit të ligjit dhe legjislacioneve tjera, për qëllimet e përmendura më sipër, Ministria e Shëndetësisë, nënnjësitë e saj dhe qendrat e mjekësisë familjare, kompanitë private të sigurimeve (sigurimet shëndetësore, pensionale dhe të tjera të ngjashme), sigurimet shoqërore, institucioni, drejtoria e përgjithshme e sigurisë dhe agjensione të tjera ligjzbatuese, drejtoria e përgjithshme e popullsisë, shoqata e farmacistëve turk, gjykata, laboratorët brenda apo jashtë vendit me të cilët ne bashkëpunojmë për diagnostikime mjekësore, qendrat mjekësore dhe palët e treta që ofrojnë shërbime shëndetësore, institucionit shëndetësor të cilit i referohet pacienti ose që vetë pacienti e shfrytëzon, përfaqësuesit e autorizuar, institucioni me të cilin jeni i lidhur dhe/ose punoni, palët e treta me të cilat konsultohemi, duke përfshirë avokatët, konsulentët tatimorë dhe auditorët, institucionet rregullatore dhe mbikëqyrëse dhe autoritetet zyrtare, vendase ose kompani të huaja me të cilat është e lidhur Qendra jonë, me të cilat bashkëpunojmë ose përfitojmë shërbime, do të ndahen me furnitorët tonë, ofruesit e shërbimeve mbështetëse dhe partnerët e biznesit.
Mënyra dhe arsyeja ligjore për mbledhjen e të dhënave personale
Të dhënat tuaja personale mblidhen në të gjitha llojet e mediave verbale, të shkruara apo elektronike për qëllimet e përmendura më sipër dhe për qëllimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore brenda kuadrit ligjor të përcaktuar, në të cilin, Qendra Shëndetësore Doruk përmbush plotësisht detyrimet kontraktuale dhe ligjore.
Të drejtat tuaja në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale
Në lidhje me të dhënat tuaja personale, të përpunuara në përputhje me legjislacionin; informimi nëse përpunohen të dhënat tuaja personale, kërkimi i informacionit nëse të dhënat personale janë përpunuar, aksesi dhe kërkimi i të dhënave personale shëndetësore, mësimi i qëllimit të përpunimit të të dhënave personale dhe nëse ato përdoren në përputhje me qëllimin për të cilin janë kërkuar, njohja e palëve të treta në vend ose jashtë vendit kujt i transferohen të dhënat personale, kërkimi i korrigjimit të të dhënave personale në rast të përpunimit jo të plotë ose të pasaktë, kërkimi i fshirjes ose shkatërrimit të të dhënave personale, kërkesa për njoftimin e përpunimit të të dhënave personale palëve të treta, të cilave u janë transferuar të dhënat personale, në rast të përpunimit jo të plotë ose të gabuar të të dhënave personale, duke i analizuar ato nëpërmjet sistemeve automatike, keni të drejtë të kundërshtoni shfaqjen e një rezultati të caktuar dhe të kërkoni kompensimin e demit, në rast se përpunimi i të dhënave tuaja është bërë në kundërshtim me ligjin.
Siguria e të dhënave
Qendra Shëndetësore Doruk, mbron me përpikëri të dhënat tuaja personale brenda mundësive teknike dhe administrative. Masat e sigurisë që merren nga spitali ynë, duke pasur parasysh mundësitë teknologjike. janë në nivel të përshtatshëm për rreziqet e mundshme
WE CARE AND LISTEN
TO YOU
We Answer All Your Questions Instantly
With WhatsApp Communication.
Doruk Nilüfer Hospital Phone Number:
+90 531 270 73 16Doruk Nilüfer Hospital Address:
Konak, Lefkoşe Cd. No:22, 16110 Nilüfer/Bursa
WRITE US WITH YOUR SUGGESTION AND COMPLAINTS
and E-BULLETIN SIGN-UP.