BYPASI GASTRIK
Bypass-i gastrik, i njohur gjithashtu si bypass-i gastrik Roux-en-Y, është një operacion bariatrik për humbje peshe që ndryshon lukthin dhe zorrën e hollë në mënyrë që të ndryshohet përthithja dhe tretja e ushqimit. Bypass-i gastrik kryhet në mënyrë laparoskopike, për të humbur peshën e tepërt dhe për të zvogëluar rrezikun e mundshëm që kërcënon shëndetin e pacientëve, si sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin e tipit 2.
Bypass-i gastrik ndihmon në humbjen e peshës duke:
- Kufizuar sasinë e ushqimit që mban stomaku
- Kufizuar sasinë e kalorive dhe materieve ushqyese që mban trupi
- Ndryshuar hormonet e zorrëve që ndihmon për t'u ndjerë i ngopur më gjatë dhe për largimin e oreksit.
Bypass-i gastrik mund të kryhet nëse:
- Indeksi i masës trupore (BMI) është 40 kg/m2 ose më lart
- BMI është 35 deri në 39,9 kg/m2, me probleme serioze shëndetësore që lidhen me peshën
- Pacienti është mjaftueshëm i shëndetshëm për të kryer operacionin
Është e rëndësishme të përmendet se individi duhet të jetë i gatshëm të bëjë ndryshime të përhershme në stilin e jetesës, duke përfshirë këtu dietë dhe aktivitet fizik. Mjeku do të shpjegojë të gjithë procesin e operacionit dhe do të ekzaminojë pacientin. Në varësi të rekomandimeve mjekësore, pacientit do ti duhet të bëjë disa kufizime në mënyrën e të ushqyerit dhe përdorimit të ndonjë medikamenti, përpara operacionit. Prandaj, pacienti duhet t'ia tregojë mjekut medikamentet, vitaminat dhe mineralet që rregullisht i përdor. Ndërsa trupi fillon të humbasë peshë, pacienti mund të përjetojë disa ndryshime për shkak të humbjes së shpejtë të peshës në 3-6 muajt e parë pas operacionit. Një mjek, psikolog dhe dietolog punojnë së bashku, para dhe pas operacionit, për të ofruar mbështetjen më të mirë mjekësore.
GASTREKTOMIA E MËNGËS
Gastrektomia e mëngës është një procedurë kirurgjikale për humbje peshe që zakonisht kryhet në mënyrë laparoskopike. Rreth 80% e stomakut hiqet gjatë operacionit, për të kufizuar sasinë e ushqimit, duke lënë një stomak në formë bananeje. Humbja e peshës së tepërt ndihmon në uljen e rrezikut të problemeve shëndetësore që lidhen me mbipeshën që potencialisht është kërcënuese për jetën e pacientit, si sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, diabeti i tipit 2.
Gastrektomia e mëngës mund të kryhet nëse:
- Indeksi i masës trupore (BMI) është 40 kg/m2 ose më lart
- BMI është prej 35 deri në 39,9 kg/m2, me probleme serioze shëndetësore që lidhen me mbipeshën
- Pacienti është mjaftueshëm i shëndetshëm për të kryer operacionin
Është e rëndësishme të përmendet se individi duhet të jetë i gatshëm të bëjë ndryshime të përhershme në stilin e jetesës, duke përfshirë këtu dietë dhe aktivitet fizik. Mjeku do të shpjegojë të gjithë procesin e operacionit dhe do të ekzaminojë pacientin. Në varësi të rekomandimeve mjekësore, pacientit do ti duhet të bëjë disa kufizime në mënyrën e të ushqyerit dhe përdorimit të ndonjë medikamenti, përpara operacionit. Prandaj, pacienti duhet t'ia tregojë mjekut medikamentet, vitaminat dhe mineralet që rregullisht i përdor. Ndërsa trupi fillon të humbasë peshë, pacienti mund të përjetojë disa ndryshime për shkak të humbjes së shpejtë të peshës në 3-6 muajt e parë pas operacionit. Një mjek, psikolog dhe dietolog punojnë së bashku, para dhe pas operacionit, për të ofruar mbështetjen më të mirë mjekësore.
BOTOX-i GASTRIK
Në 30 vitet e fundit, ka një rritje të konsumit të ushqimeve të përpunuara dhe uljes së standartit të jetesës. Kjo ka bërë që njerëzit të shtojnë shumë në peshë dhe obeziteti të rritet me shpejtësi të madhe, si rrjedhim edhe shkalla e sëmundjeve të lidhura me obezitetin dhe vdekshmërija pësuan rritje të theksuar. Prandaj, për të parandaluar obezitetin, janë përdorur disa metoda të ndërhyrjeve mjekësore. Në vitin 2000, disa studime të bëra mbi kafshët, kanë treguar se injektimi i botox-it në stomak mund të çojë në humbje peshe. Si rezultat i kësaj, botoksi gastrik është bërë mjaft i popullarizuar dhe viteve të fundit është aplikuar në të gjithë botën.
Botox-i është një proteinë neurotoksike e prodhuar nga mikroorganizmi i quajtur Clostridium Diffisile. Botox-i përdoret në kirurgji plastike, neurologji dhe kirurgji të përgjithshme. Injektimet e botoksit bllokojnë sinjale të caktuara kimike të fijeve nervore, kryesisht sinjale që shkaktojnë tkurrjen e muskujve. Në aplikimet lokale, botoksi përdoret për paralizën e muskujve. Efekti i procedurës zgjat prej 3-6 muaj. Botoksi injektohet në pjesë të caktuara të stomakut, duke hyrë në stomak përmes një kamere të quajtur endoskop. Procedura kryhet nën efektin e qetësuesve dhe zgjat afërsisht prej 15-20 minuta. Pas procedurës, pacienti duhet të monitorohet për rreth 2 orë. Me botoksin gastrik, oreksi zvogëlohet dhe lëndët ushqyese qëndrojnë më gjatë në stomak. Për të humbur peshë më shpejtë, rekomandohet dietë dhe aktivitet fizik. Pacientët mund të humbin prej 10 deri në 25 kilogramë. Fatkeqësisht, në 1 ose 2 nga 10 pacientë, humbja e peshës mund të jetë shumë e ulët, edhe nëse ata hanë shëndetshëm dhe bëjnë ushtrime rregullisht. Është e rëndësishme të dihet, se botoksi gastrik nuk është një alternativë për operacionet metabolike dhe humbjen e peshës. Gjithashtu, nuk rekomandohet për pacientët që kanë çrregullime të humorit dhe çrregullime metabolike komorbide. Botoksi gastrik, mund të aplikohet tek personat që kanë indeks të masës trupore (BMI) që varion nga 26 deri në 35 kg/m2, që janë në gjendje të ushqehen shëndetshëm dhe të merren me sport.